Lajme

Kuçi: Serbisë i janë rritur presionet për të njohur Kosovën

“Biden synon të mbyll çështjen Kosovë-Serbi gjatë mandatit të tij”
Kosova dhe Serbia mbetën një temë e pazgjidhur ende.

SHBA dhe BE çdo ditë e më shumë po ofrojnë mbështetjen e tyre për të arritur një normalizim të marrëveshjeve mes dy vendeve.

Së fundmi ishte presidenti Biden i cili i kërkoi Vuçiqit që të njoh shtetin e Kosovës.

Sipas Biden, mes dy vendeve duhet të ketë njohje reciproke sa më të shpejt.

Në lidhje me këtë temë njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se situata e krijuar në Rusi dhe Ukrainë ka prekur edhe vendin tonë dhe Biden po dëshiron të përmbyllë këtë çështje gjatë mandatit të tij.

Gurakuç Kuçi

“Skena gjeopolitike ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së është duke shpërfaqur përplasje ku pjesë janë Kosova dhe Serbia. Ndarjet gjeopolitike dhe marrëveshjet që pritet të bëhen ndërmjet superfuqive nënkupton edhe ndarjen e influencave në zonën tonë. Në këtë vijë është edhe kërkesa e Presidentit Biden i cili synon që këtë çështje ta mbyllë në mandatin e parë të tij”, u shpreh ai.

Më tej ai thotë se presioni ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën është rritur mirëpo prap varet nga Serbia se si do të veprojë.

“Andaj edhe presioni është në rritje ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën. Por, përveç politikave që zhvillojnë fuqitë e mëdha, kjo varet edhe nga Serbia dhe aftësia e Kosovës për të shfrytëzuar situatën”, tha Kuçi për “Bota sot”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button