Lajme

Kurti bisedë telefonike me zyrtaren e lartë të Departamentit të Shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në Twitter. Kurti ka treguar detaje nga kjo bisedë, duke thënë se kanë biseduar për rritjen ekonomike, agjendën për dialog dhe paqen.

“Bisedë e shkëlqyer me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dy ditë para Vitit të Ri 2022. Ne diskutuam çështje të rëndësishme duke filluar nga ekonomia jonë e jashtëzakonshme deri te rritja e marrëdhënieve tona transatlantike. Ne ramë dakord të punojmë së bashku për të forcuar demokracinë tonë dhe për të vendosur një agjendë për dialog dhe paqe”, ka thënë ai në Twitter.

Donfried ka zëvendësuar në këtë pozitë MatthewPalmerin.

Ndryshe, Kurti ka shtyrë vizitën e tij në SHBA për në janar.

Fillimisht ai kishte deklaruar në Kuvendin e Kosovës se do të vizitonte Amerikën në nëntor të këtij viti, por nuk dihet se me çfarë arsye e kishte shtyrë atë. Së fundi në një intervistë ai kishte thënë se ka vizë dhe mund të udhëtojë kurdo ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button