Lajme

Kurti e shpall 28 Nëntorin ditë pushimi veç për institucionet publike

Të hënën të gjitha institucionet publike do të jenë në pushim.

Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, ndonëse kjo festë nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë.

Klan Kosova ka siguruar letrën që kryeministri Kurti i ka dërguar ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ku i kërkon që në koordinim me Komisionin e Festave të njoftojë nëpunësit e administratës publike që dita e hënë do të jetë ditë pushimi.

“Ju lutem vini re që, nisur nga dispozitat e Ligjit për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, kërkoj nga ju që, në koordinim me Komisionin Republikan të Festave të bëni njoftimin me kohë për nëpunësit e administratës publike që për nder të festës së 28 Nëntorit, dita e hënë, 29 nëntor 2021, do të jetë ditë pushimi”, thuhet në letrën njoftuese që Kurti i ka dërguar Sveçlës.

Sipas vendimit të kryeministrit Albin Kurti i bie që vetëm institucionet publike do të jenë zyrtarisht pushim ditën e hënë, në ndërkohë që ato private do të vendosin vetë nëse do të jetë ditë pushimi ose jo.

Meqë Dita e Flamurit nuk është në listën e festave zyrtare në vend, kryeministri i shtetit vendos nëse do të jetë ditë pushimi ose jo, njofton Klankosova.tv.

Në ndërkohë në rastet kur festat bien në ditët e vikendit, atëherë pushimi shtyhet në ditën tjetër.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button