Lajme

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë

Nën kryesimin e Kryeministrit, Albin Kurti, Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti takimin e fundit për këtë vit.

Takimin e njoftoi Zyra e Kryeministrit, me anë të një njoftimi për media, teksa tuhet se takimi është ftuar që të diskutohet situata e sigurisë në vend.

“Me pjesëmarrje të gjerë të të gjithë përfaqësuesve më të lartë institucionalë, në takim, krahas situatës së sigurisë në vend, u diskutua për projekte që kontribuojnë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button