Lajme

Kurti: Mund të kemi dallime për ndonjë gjë me Ramën, por kjo nuk na bënë kundërshtarë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë ndër më të mirat, kur ka folur për mendimet e tij të ndryshme me homologun e tij, Edi Ramën.

Ai ka theksuar se mospajtimet e tyre të tjera mes dy shteteve janë fare të vogla.

“Së pari, jo çdo gjë e thjeshtë është e mirë. Së dyti, nuk është një kompleksitet i lartë dhe as i keq. Besoj se raportet mes Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë janë ndër më të mirat, prej se e kemi shpallur pavarësinë, në njërën anë janë përtej neve si kryeministra”.
“Në anën tjetër, mbledhja e mbajtur në Elbasan, me një koordinator të përbashkët, me një sekretariat, jep shumë shpresë që nuk do të kemi vetëm më shumë marrëveshje, por sidomos më shumë zbatim, fakti që mund të kemi dallime për ndonjë gjë nuk na bën kundërshtarë. Ne kemi mendime të ndryshme për Ballkanin e Hapur, mund të them që mospajtimet e tjera në raportet mes dy shteteve tona janë fare të vogla apo janë të dorës së dytë,” ka thënë Kurti në KTV.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button