Lajme

Kurti për Bashkim Jasharin: Ushtrisë i duhet ushtar me zemrën plot dashuri për atdheun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar për emërimin e gjeneralmajorit Bashkim Jashari si komandant i FSK-së.

Ai ka thënë se Ushtrisë së Kosovës i duhet një ushtar me zemrën plot dashuri për atdheun siç është Bashkim Jashari, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari.

“Ushtrisë që i shërben popullit, i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun, ushtari që të përbashkëtën e vetëmohimin i lartëson në detyrën që i besohet, ushtari që të ardhmen e sheh përmes idealit të dëshmorit. Të gjitha këto vlera i zotëron gjeneralmajori Bashkim Jashari, nipi i Komandantit Legjendar, i Kryekomandantit Adem Jashari. E, nga sot ai është Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ushtria jonë është e re, por me pjekuri të thellë e histori të lavdishme. Vazhdimësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës, është shtylla jonë e fortë mbi gurthemelin e Republikës. Komandantit Jashari i dëshiroj punë të mbarë në detyrën e tij të re. Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC”, ka shkruar Kurti në Facebook.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=624261399007989

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button