Lajme

Kurti: S’kemi mundur ta blejmë rrymën më herët sepse s’konzervohet në frigorifer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se s’ka pasur mundësi të blihet rrymë më herët për t’u evituar kriza energjetike pasi rrymën s’mund ta konzervosh në frigorifer.

Kurti këtë deklaratë e bëri në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke shtuar se “jemi goditur rëndë sepse jemi vend më i varfër se të tjerët sepse shtatë herë më shumë shpenzon më shumë energji elektrike amvisëria në raport me industrinë”.

Tutje ai tha se “Kjo situatë nuk do të mund të përfundojë shpejt meqë këto ditë ngarkesa bazë është 900 megavat ndërkaq shpenzimi maksimal arrin në 1.4 gigavat, ndërkaq i gjithë kapaciteti prodhues sikur të punonte edhe blloku B2 nuk do të mund të kalonte 900 megavat prodhim”.

Kurti mes tjerash ka theksuar se çmimi i rrymës që Kosova po e importon është shumë i lartë.

Kryeministri është deklaruar edhe rreth çështjes së Ballkanit të Hapur, i cili tha se nuk do të ketë pa hapjen e Serbisë karshi Kosovës.

“Së pari Ballkani nuk është vetëm tre shtete, por as gjashtë shtete sa është hapësira e Ballkanit Perëndimor. Ballkani është së paku 12 shtete. Nëse e quajmë Ballkan dhe Ballkan i Hapur testi është hapja e Serbisë karshi Kosovës. Ata nuk i pranojnë as dokumentet tona të udhëtimit, as kartat tona të identitetit”, u shpreh ai duke thënë tutje se “nuk i pranojnë vulat, certifikatat dhe dokumentet tona, andaj me një Serbi të mbyllur karshi Kosovës, nuk di si mund të kemi Ballkan të Hapur”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button