Lajme

Kurti: S’merrem me Asociacionin, është interes i Serbisë

Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është interes i Serbisë, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten në mbrëmje në emisionin “Desku” në KTV. Sipas tij, për këtë arsye “nuk ka pse të merrem me të”.

“Asociacioni një nga 33 marrëveshjet e arritura, e që s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Serbia e përmend pikërisht këtë. Por s’ekziston një hierarki që na thotë se kjo është marrëveshja më e rëndësishme. Për Serbinë po. Por ajo që është më e rëndësishmja për Serbinë, s’është për mua. Për mua është ajo për diploma, ajo për IBM”, ka thënë fillimisht ai.

Sipas tij, për këtë çështje më shumë i bëhet trusni nga vendorët se ndërkombëtarët.

“Dialogu i ardhshëm duhet të jetë parimor, qytetarët përfitues, e dialogu ku s’mund të shkojmë përtej aktgjykime Gjykatës Kushtetuese që praktikisht e ka çmontuar atë ngrehinë”, ka shtuar ai duke theksuar se “asnjëra marrëveshje s’ka mundur të zbatohej sepse aktgjykimi i Kushtetueses s’i lë vend Asociacionit mbi baza etnike”.

“Nuk kam pse të merrem shumë me të. Ai është interes i Serbisë. Është interes i Serbisë dhe këtë s’e harroj. Pse të merrem ditë e natë me interes të Serbisë. Merrem me interesa të Kosovës. ua shpjegoj ndërkombëtarëve qëndrimin tonë, por ai s’është interes as i serbëve të Kosovës. Asnjë s’ka ardhur të më thotë zbatoje. Edhe sa i përket qëndrimit të SHBA-së, me administratën e re karshi Serbisë, edhe me letrat e presidentit Joe Biden kryefjala është njohja e ndërsjellë. Besoj se është obligim dhe detyrë e çdo qytetari që në pikënisje në raport me Serbinë ta ketë kërkesën për njohje, jo për Asociacion. Ajo po thotë s’të njoh kurrë e hajde flasim për Asociacionin. Është gabim. Besoj që kryefjala është njohja e ndërsjellë. Nëse hymë këtu, biem në lojën e Serbisë. Kam përdorur qasje tjetër në takimet në Bruksel. Presidenti i Serbisë mundohet ta arsyetojë. Arsyetohet me të drejtat e serbëve. Sa për të drejtat, po e zbatojmë edhe ne ato Këshillat Nacionale si në Serbi. Nëse dëshiron kërkesën tënde parim le të bëhet e gjithanshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, me Asociacionin Serbia po mundohet të diskutojë për statusin e Kosovës.

Kurti: Dialogu me Serbinë po e vështirëson procesin e njohjeve për Kosovën

Sipas Kurtit, dialogu me Serbinë e ka vështirësuar shumë procesin e njohjeve, pasi shumë shtete presin epilogun e dialogut.

“Edhe ata të cilët nuk të kanë njohur e kanë fituar njëfarë arsyetimi interesant që po ti je në dialog me Serbinë, ta shohim se si po përmbyllet kjo. Nuk është që nuk ka pasur bisedime, unë jam takuar dy herë me presidentin e Serbisë në Bruksel dhe ne kemi një marrëveshje këtë vit e cila ishte e suksesshme, është për targat, me ata stickersat, letrat ngjitëse”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button