Lajme

Kurti takohet me kadetë të FSK-së, studentë të Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtës, Armend Mehaj, koloneli i FSK-së, Hamdi Pollomi dhe asistentja ekzekutive e kryeministrit, Valë Gjonbalaj, priti në takimi katër kadetët e Forcës së Sigurisë Kosovës, Alma Kololli, Blend Spahiu, Diogjena Rrudhani dhe Endi Sherifi, që janë duke ndjekur studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në takimin që u mbajt pikërisht në Ditën e Flamurit, kryeministri Kurti ua uroi këtë festë të rëndësishme për kombin tonë katër kadetëve të pranishëm.

Ai i inkurajoi që të përfitojnë sa më shumë prej Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe nga ndërveprimet me ushtarakët e Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Krahas dijes dhe përvojave, lidhjet personale që krijohen me ushtarakët e Shqipërisë janë po aq të rëndësishme. Ura që ndërtohet përmes juve është tejet e vlefshme, u shpreh kryeministrit Kurti.

“Ky është brezi i parë i kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që për 3 vjet do të ndjekë studimet në këtë akademi. Kadetët u shprehën se për ta është krenari që të përfaqësojnë Kosovën në këtë institucion të rëndësishëm, kurse nder që të takohen me kryeministrin Kurti në këtë datë të sotme”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button