Lajme

Kurtin e falënderon presidenti i Partisë së Veprimit Demokratik në Sanxhak

Kryeministri Albin Kurti ka marrë letër falënderimi në urimin që ia ka dërguar presidentit të Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin, me rastin e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor dhe rizgjedhjen e tij në krye të saj edhe për katër vjet.

Ugljanin ka thënë se koncepti i vetëvendosjes, sundimi i ligjit, integrimi evropian dhe integrimi në NATO mbeten tema të përbashkëta.

“Republika e Kosovës, me ju në krye të Qeverisë, përfaqëson një bazë të fortë dhe legjitime për zhvillimin politik dhe ekonomik, në procesin e integrimit evropian dhe NATO, të Republikës së Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar në letër falënderim presidenti i SDA-së së Sanxhakut.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button