Lajme

Kush e mohon ende lashtësinë e Gjuhës Shqipe është i paditur ose antishqipar

Shkruan: Muharrem ABAZAJ

Lashtësinë e një gjuhe provohet vetëm me dokumenta të shkruara. Dhe kur tani kemi në dorë dokumenta të shkruara në gjuhën shqipe në kohë të lashta, a mund t’ja mohojmë më asaj lashtësinë?
Në kushtet kur Akademia e Studimeve Albanologjike ka vendosur të heshtë, unë po ju drejtohem juve miqve të mij, të interesuar për lashtësinë e gjuhës shqipe, në se do t’ju dalë në faqen tuaj të fb ky postim,unë do t’ju lutem të mos bëni asnjë like ( pëlqim ), por të mund të merrni pak nga koha juaj e limituar dhe ta ndiqni deri në fund këtë deshifrim. Të shpreheni nëse ini ose jo të bindur me lashtësinë reale të gjuhës sonë shqipe.
Në serinë e mbishkrimeve të lashta që kam deshifruar dhe publikuar këto vitet e fundit, po sjell dhe një dëshmi tjetër, deshifrimin e një mishkrimi që i takon shek.V p,e.s.dhe që flet qartësisht shqip.
Mbishkrimi që po publikojmë bën pjesë në arkivin e madh të gjuhës së lashtë shqipe,( pellazgjishtes ) në mbishkrimet e shumta etruske
Ky mbishkrim njihet me emrin “ Tegola di Capua,” dhe është gjetur në Santa Marta të Kapua Vetere në provincën Kampania.Itali. Kam ngurruar shumë kohë për deshifrimin e këtij mbishkrimi, pasi ka mjaft pjesë të dëmtuara që nuk lexohen qartë, por i shtyrë nga fakti që ka një tekst të gjatë ( është mbishkrimi i dytë për nga gjatësia ndër 13000 mijë mbishkrime etruske ) bëra shumë përpjekje dhe arrita ta zbuloj tërësisht përmbajtjen e tij dhe, megjithse ka karakter epigrafik, kam arritur të identifikoj më shumë se 100 fjalë rrenjë fjalëformuese të gjuhës së sotme shqipe.
Përpara se të japim fjalët e identifikuara, do të bëjmë një sqarim të shkurtër. Si do ta vini re, të gjitha këto fjalë të shqipes së lashtë janë rrenjë fjalëformuese të shqipes së sotme. Dallimi kryesor me trajtat e sotme qëndron tek elementet gjuhësore. Shqipja e lashtë. si gjuhë në një stad të ulët zhvillimi, nuk i ka disponuar këto elemente gjuhësore si: parashtesa, prapashtesa, nyje shquese, nyje të përparme. Ka patur vetëm tri mbaresa foljore: m. n. t /s/. Mungesa e këtyre elementeve gjuhësore ka bërë që fjalët e shqipes së lashtë të jenë me trajta të ngurta, pa fleksibilitet. Kështu e njëjta trajtë ka marrë më shumë se një kuptim. Shem. fjala le, ka kuptimin e foljes me lanë, lë, por edhe të foljes me le, lind. Fjala
Fjalë të identifikuara.
emra:
am = nëna Ruan të njëjtën trajtë të shqipes së sotme në dialektin e gegënishtes.
at = baba Ruan të njëjtën tratë në shqipen e sotme.
ar > ara ( tokë nën kulturë ) Në shqipen e sotme ka marrë nyjen shquese a
ap > hap ( masë gjatësie sa shtrirja e bëmbëve ).Në shqipen e sotmei është paravendosur bashktingëllorja e shurdhët h.
an > ana. Në shqipen e sotme ka marrë nyjen shquese a.
cep – cep Ruan të njëjtën trajë.
Er > era. Ka marrë nyjen shquese a.
et > jeta. I është paravendosur bashktingëllorja j dhe nyja shquese a.
ak > hak. I është prapavendosur bashktingëllorja k.
hal > hall. Ndyshimi qëndron vetëm tek dyfishimi I bashktingëllores l / ll.
ir > hir. I është paravendosur bashktingëllorja h.
il > yll. Dallimi qëndron tek alternimi i zanores i në y.
nun > nun Ruan trajtën e herëshme.
nus > nuse. Ka marrë prapashtesën e.
si > sy. Është bërë alternimi i zanores i > y.
pil > pyll. Alternimi i zanores i > y.
tur > turr. Është bërë dyfishimi i bashktingëllores r / rr.
us > fush, I është paravendosur bashktingëllorja f
vla > vlla. Është dyfishuar bashktingëllorja l / ll.
mbiemra
pik = pik. Ruan trajtën e lashtë, por në kontekstin e mbishkrimit, kjo fjalë ka kuptimin e mbiemrit i pikëlluar, I cili ka marrë nyjen e përparme I dhe prapashtesën llu ( geg) dhe lluar ( standart).
hut > i hutuar .Në kontekstin e mbishkrimit ka kuptimin e mbiemrit i hutuar. Ka marrë nyjen e përparme i dhe prapashtesën u ( hutu) geg. dhe uar hutuar.( standart)
ur > i urtë Në shqipen e sotme ka marrë nyjen e përparme i dhe prapashtesën të.
mar > i marrë. Ka marrë nyjen e përparme i dhe prapashtesën ë.
zi > i zi Ka marrë nyjen e përparme i
um > i humbur Ka marrë nyjen e përparme i. dhe i është paravendosur bashktingëllorja h.Në geg.ruan trajtën e hershme, hum, kurse standarti humbur.
përemra
un > unë. Ka marrë prapashtesën ë.
ti = ti. Këtë trajtë ka ruajtur ky përemër për përemrin vetor të vetës së dytë njëjës,por në shqipen e lashtë edhe përemri pronor i vetës së dytë njëjës ka patur po këtë trajtë ti.dhe në këtë rast ka marrë nyjen e përparme i dhe në fund bashktingëlloren j.
i > ai. Trajta ai e shqipes së sotme është formuar nga përngjitja e trajtës i (të përemrit vetor të vetës së tretë njëjës) me foljen a ( asht) dhe ka dalë ( a + i ) > ai.
ne = ne
ki > ky. Zanorja i është alternuar me zanoren y.
im = im. Ruan të njëjtën trajtë.
on > jonë. I është paravendosur bashktingëllorja j dhe prapashtesa ë.
Folje
a > asht.Edhe trajta a është ruajtur në dialektin geg. Në standart është.
as > asht. Është dyfishuar bashktingëllorja s / sh dhe i është prapavendosur bashktingëllorja t.
ast > asht. Kemi s / sh .
es < est > esht .Ka dyfishimin e bashktingëllores s >/ sh dhe prapavendosjen e bashktingëllores t.
e > je. ( folja je ). I është paravendosur bashktingëllorja j.
er > erdh. ( trajtë e geg ) I është prapavendosur bashktingëllorja dh.
fal = fal. Ruan të njëjtën trajtë.
fa > tha. Kemi alternim të bashktingëllores f / th.
hin = hin. Ruhet e njëjta trajtë e kësaj foljeje në geg hin,. standarti hyn ( i / y ).
han = han Ruhet e njëjta trajtë në geg. han, standarti ha.
Ik = ik. Folja ik ruan të njëjtën trajtë.
ip > jep. Tek kjo folje vërehet ndryshimi I zanores nga i / e.Një alternim i tillë lidhet me dukurinë e gjuhës shqipe të metonimisë : jap / jep , etj..
in > rrin. Kësaj foljejr i është paravendosur në fillim bashktingëllorja r dhe më pas dyfishja e saj rr.
ka = ka .Ruan të njëjtën trajtë.
kan > qan. Kjo trajtë ka ardhur përmes evoluimit kan > kjan > qan.( k / q ).
kal > kall. Folja kall ( fut ) ka vetëm dyfishimin e bashktingëllores( l / ll )..
klen > kthen. Ka alternimin e bashktingëllores ( l / th ).Jo = shumë i qartë evoluimi, por duket e lidhur më tepër me lehtësine e artikulimit.
le = le. Ruan trajtën e herëshme, le, lë.
le = le. Ruhet e njëjta trajtë në geg, le,standarti lind.
lun = lun. Ruhet e njëjta trajtë në geg. lun, standarti luan.
man = man Ruhet e njëjta trajtë në geg,man, standarti mban.
nal = nal Ruhet e njëjta trajtë në geg,nal, në standart ndal.( është formuar grupi i bashktingëlloreve nd)
ni = ni. Ruhet e njëjta trajtë në geg. ni, standarti ndjerë.
nit > në geg ka trajtën njit, ( n > nj ), kurse në standart njgjitur.ka veç kalimin n / nj, grupin e bashktingëlloreve njgj dhe mbaresën ur.
nis = nis. Ruan të njëjtën trajtë.
pa = pa. Ruan të njëjtën trajtë të foljes pa,vështroi..
prin = prin Ruan të njëjtën tratë të foljes prin, udhëheq.
ri > rri. Bashktingëllorja r > rr)…
ra = ra. Në geg.ruan po këtë trajtë ra, shkoi.
run = run. Në geg. ruan po këtë trajtë run, standarti ruan, ka formuar diftongun ua.
san > shan. Bashktingëllorja. s / sh.
sul sul. Ruan të njëjtën trajtë të foljes sul.
tun > Në geg. ruan të njëjtën trajtë tun, standart, tund, ka formuar grupin e bashktingëlloreve nd.
tur > turr.Bashktingëllorja r / rr/
thur = thur.Ruan të njëjtën trajtë. të foljes thur.
tu > Në geg. ka marrë mbaresën j, tuj, standart ka trajtën duke.
ul = ul .Ruan të njëjtën trajtë të foljes ul.
um > Në geg,i është paravendosur bashktingëllorja h, hum, kurse standarti ka formuar grupin e bashktingëlloreve mb,.humb.
va > Në geg.ka marrë prapashtesën jt, vajt, standari veç prapashtesës jt ka marrë edhe një prapashtesë të dytë ur, vajtur..
vin > vjen. Është formuar diftongu ie i cili shqiptohet si je.
vun > Në geg, ruan të njëjtën trajtë vun, standarti merr dhe prapashtesën ua, vuan
xu > Në geg ka dalë trajta xuni,standarti zuri.
tun. > Në geg,ruhet trajta tun, standarti formon grupin e bashktingëlloreve nd tund.
Ndajfolje
af > afër. Traja e sotme është formuar me prapashtesën ër.
kun > askund. Është formuar duke marrë parashtesën as.
let > leht..Ka marrë vetëm bashktingëlloren h në trup të fjalës.
ap – ap > hap – hap. I është paravendosur bashktingëllorja h.( një hap larg njëri – tjetrir ).
ver > vërtet. I është shtuar prapashtesa tet. dhe në vend të zanores e kemi zanoren ë.Shqipja e lashtë nuk e ka patur zanoren ë.
sal > sall. ( l / ll ).Kjo fjalë ka kuptimin e ndajfoljes vetëm të shqips.Kujtoni “ Eposin e Kreshnikëvë ” “ Sall nji nat me të po rri, Ta kthej prap motrën Hajri ”
ul > ulët I është shtuar prapashtesa ët.
sak > sak Në geg. ruhet trajta e lashtë sak, standarti sakt.
nit > ngjit. ( n / nj ) Në geg, kemi trajtën njit, standarti ngjitur.
ma = ma. Në geg, ruhet trajta e lashte ma, standarti ka trajtën korresponduesen akoma.
Lidheza
e > e. Ruan të njëjtën trajtë të lidhëzës e.
si > si. Ruan të njëjtën trajtëtë lidhëzës krahasuese si.
n > në.Ka kuptimin e lidhëzës kushtore në.
nt. > një të. Kokucioni lidhëzor një të
st > st. Ka dhënë lokucionin lidhëzoe s’të.
Parafjalë
ke > ke. Në geg. ruan trajtën e lashte ke, standarti te, tek.
ka > ka. Në geg. ruan trajtën e lashtë ka, standarti nga.
per = per ( e / ë ).
perpri = perbri.. Ka alternimin ( p / b )
Pjesëza
s = s’. Ruan të njëjtën trajtë
sun > s’ mund. Pjesa mund është ka patur këtë evoluim mun > mund.
sk = sk. Kjo pjesës nuk figuron më në gjuhën e sotme shqipe, por jo shumë kohë më parë ajo është përdorur dendur në gjuhën e folur.Ajo ka patur një shqiptim të ngjashëm me tingëllimin cuq. Kur dikush duhej të jepte një përgjigje mohuese, në vend të jesëzës jo, shqiptonte këtë tingëllim.
uk > nuk. I është paravendodur bashktingëllorja n.
Pasthirma
Ku – ku Ruan të njëjtën trajtë në geg, ku – ku .” Ku – ku none ” .
SUBJEKTI
Mbishkrimi është një përkushtim mbi një gur varri. Përshkruhet me hollësi një konflikt brenda familjes për shkaqe pronësie mbi tokën.
Konflikti ndodh midis babait dhe djalit të tij. Babai është divorcuar me gruan e tij dhe djali i tij i porsalindur Vasili, është rritur pranë s’ëmës, tek shtëpia e gjyshit. Babai i tij është martuar me një grua tjetër dhe ka patur fëmijë me të. Ka patur edhe një djalë, Tulin.
Tek shtëpia e gjyshit Vasilin e kanë dashur shumë. E përshkruajnë djalë të urtë, të rrespektueshëm,dhe e thërrasin me përkëdheli “yll”.
Kur ka arritur në një moshë të rritur dhe ka filluar të mendojë për të ardhmen e tij, ai i ka kërkuar të atit t’i japë një pjesë toke, atë tokë atjeku atë e ka lindur e ëma dhe e trashëgon prej saj. Por i ati ia ka refuzuar prerë.
Në mbishkrim nuk e gjejmë shkakun e divorcit, por përmëndja e faktit që atë nëna e kishte lindur në atë tokë që ai po kërkonte, na shpie tek shkaku i divorcit. Në disa deshifrime të mbishkrimeve të lashta, ndër ta edhe një mbishkrim i gjetur në Ballsh, kam vërejtur se lindja e një gruaje në arë është konsideruar si një turp shumë i rëndë për atë familje dhe kjo shpinte në largimin e pa diskutueshëm nga shtëpia të asaj gruaje, në divorc.
Një ditë, kur ai ndodhej tek shtëpia e gjyshit, mori një vendim të rëndësishëm: do të shkonte të zinte tokën e tij, ( hirin, iratën,si e quan ai tokën që i takon si trashëgim nga nëna. Ai betohet se do të shojë të zërë tokën e tij dhe nuk do të jejojë askënd ta shkelë atë.
Shkoi atje me bindjen se kjo tokë i takonte atij, e kishte hak vetëm ai,.dhe i gjallë nuk do të linte njeri t’i futej aty. Me sa duket atë e kanë vënë re, pasi shkon atje vëllai i tij, Tuli dhe babai i Tulit, Nuni. Me sa dukët Vasili nuk do ta thërrasë më atë si baba të të tij, por si nun, vetëm se i ka vënë emrin. Në mbishkrim është përshkruar me hollësi si u zhvillua ky konflikt. Autori i mbishkrimit nuk e thotë shprehimisht se ata e kanë vrarë Vasilin, por në rreshtin e fundit thotë: “ E zunë ,o të zinë, e zunë.”
Deshifrimin e detajuar po e potojme me poshte, pasi eshte mjat I zgjeruar dhe nuk mund te niset njeheash.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button