Lajme

Kush është Vedat Gashi, kandidat për ta zënë vendin e Eliot Engel në Kongresin Amerikan

Me 8 shkurt, ligjvënësi i Kontesë Westchester, shqiptaro-amerikani Vedat Gashi ka regjistruar zyrtarisht kandidaturën e tij për Kongresin Amerikan.

Ai ka paraqitur dokumentet e nevojshme në Komisionin Federal të Zgjedhjeve duke hedhur hapin e parë për të sfiduar kongresistin e Distriktit 16, Jamaal Bowman në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në 23 qershor.

Kjo është zona që ka përfaqësuar në Kongres për vite me radhë kongresisti i njohur Eliot Engel, themelues dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve.

Një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve në Washington, Engel luajti veçanërisht një rol të madh në lobimin për Kosovën.

Ai humbi në 2020 garën brenda partisë përballë një “të panjohuri” duke lënë Kongresin pas më shumë se 30 viteve punë.

Tani është Bowman që do t’i duhet të ruajë postin e tij në Kongres dhe sfiduesi i parë do të jetë një shqiptaro-amerikan.

Vedat Gashi, ka lindur në Kosovë dhe është vendosur me familjen në SHBA kur ishte vetëm 4 vjeç në 1982.
Ai ka jetuar në Bronx dhe më vonë në Yorktoën ku edhe është rritur e jeton edhe sot e kësaj dite.

I zgjedhur dy herë radhazi në Bordin e Ligjvënësve në Westchester, një zonë në veri të qytetit të New York-ut, ai është pjesë e një brezi të rinj shqiptaro-amerikanësh që po provojnë me sukses fatin e tyre në politikë.

Zgjedhja e tij në Kongres do të ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për komunitetin tonë. Do të kishte edhe vlerë të madhe simbolike e emocionale nëse vendin e Eliot Engelit që bëri aq shumë për lirinë e Kosovës ta zinte një shqiptar i lindur në Kosovë.

Nëse ka nismë politike që komuniteti ynë duhet ta mbështesë me të gjitha mjetet është kjo kandidaturë e Vedat Gashit për Kongresin Amerikan, njofton Illyria.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button