Ky është postimi i fundit i ambasadorit të ri amerikan- Jeffrey Hovenier, ka të bëj me Kosovën

Jeffrey Hovenier i cili do të jetë ambasadori i ardhshëm i SHBA’së në Kosovës, nuk është një emër i panjohur për kosovarët, ai e njeh vendin dhe rajonin shumë mirë, pasi që Hovenier ka qenë edhe pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.
Ambasadori i ri që pritet të mbërrij në Kosovë së shpejti, pasi që është konfirmua edhe nga Senati amerikan. Kishte filluar që muaj më parë të shpërndante historik suksesi të Kosovës.
Ai në postimin e fundit që ka në llogarinë e tij në Twitter është urimi që i ka bërë xhudistes, Distria Krasniqit si dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, pasi Krasniqi rrëmbeu medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio.
Kjo tregon se Hovenier është i afërt me Kosovën dhe i përcjellë ngjarjet që kanë të bëjnë me vendin tonë.
Congratulations Distria Krasniqi and @NOCKOSOVO ! https://t.co/bmOau5J8J3
— Jeff Hovenier (@JHoven65) July 24, 2021
Ndryshe Hovenier, ai ka qenë edhe pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.
Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
Jeffrey Hovenier do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Emërimi i tij u konfirmua nga Senati amerikan.