Lajme

Ky është shqiptari i Kosovës që do të luajë rolin e Ibrahimoviç në filmin autobiografik të futbollistit

Një shqiptar i Kosovës është përzgjedhur si aktori që do të luajë rolin e futbollistit të famshëm suedez, Zlatan Ibrahimoviç.

Bëhet fjalë për të riun nga Mitrovica, Granit Rushiti, i cili do portretizojë Ibrahimoviçin në filmin autobiografik “I am Zlatan” në nder të jetës dhe veprimtarisë së sulmuesit.

Premiera e filmit do të shfaqet në ekranet e kinemave së shpejti, ndërkohë që Rushiti ka postuar edhe një foto në Instagram ku shfaqet krah sulmuesit të Milan.

I riu nga Kosova ka dhënë një intervistë për mediat vendase, ku ka treguar detaje mbi bashkëpunimin, takimin me futbollistin e njohur dhe ndjesitë e të qenit Ibrahimoviç në film.

Në fund të muajit qershor është publikuar ‘trailer’- i i filmit mbi jetën e Zlatan Ibrahimovic, “I am Zlatan”, dhe aty u kuptua se protagonistët kryesorë janë shqiptarë, si erdhi deri tek bashkëpunimi?

Unë kam qenë në Portugali kur më kanë telefonuar, kur më shënuan do të thotë. Kam qenë duke ushtruar futboll, më pas ia kam kthyer mesazhin duke i thënë do shohim, thash hajt të provoj të shohim se çfarë është. Kam shkuar për një provë, e bëra një herë. Në fillim nuk e kam marrë seriozisht fare, kam thënë se jam duke u marrë me futboll nuk mendoj të bëhem aktor. Më thirrën sërish, të tretën herë më thanë të takohem me regjisorin, një herë i thashë që nuk do vijë më pas pësova një lëndim në gju dhe atë momen thashë se nuk kam çfarë të bëj e më mirë të merrem, ndoshta mundem të bëj në aktrim.

Si iu është dukur ftesa për portretizimin e një futbollisti kaq të madh, e menduat se do të ishte vështirë për të bërë një gjë të tillë?

Ka qenë e vështirë pasi nuk kam menduar për aktrim asnjëherë, pas një muaji e kuptova se po bëj mirë, meqë mësova shumë gjëra. Kam mësuar edhe zërin e Zlatan se si flet ai. Pas gjithë kësaj, më është dukur më lehtë.

Çfarë përmban në tërësi filmi, do të veçoje ndonjë pjesë në të cilën luani?

Tregon shumë për jetën e tij, jo vetëm për futboll, çfarë golash ka bërë në fushë, por edhe jashtë futbollit, çfarë ka bërë në shtëpi, jashtë kur ka qenë me shokë. Ka shumë pjesë që janë jashtë futbollit. Mua më kanë pëlqyer më shumë skenat që ishin jashtë futbollit. Në futboll e kam pasur gjurin e vrarë, madje gjatë xhirimeve në Amsterdam nuk e kam ditur se si kam përfunduar, shumë vështira e kisha. Në aktrim më dukej më interesant. Xhirimet u realizuan ne Amsterdam dhe Malmo.

Ibrahimovic është edhe lojtari juaj i preferuar, apo vetëm në rol?

Më pëlqen shumë. Kur kam qenë i vogël gjithmonë kam menduar t’i bëj gjërat, kam dashur t’i bëj si ai. Madje, më ka thënë babai edhe nganjëherë e mbyllja veten në dhomë vetëm ia shikoja videot si bënte ai, që t’i bëja edhe unë të njëjtat gjëra. E dua shumë Zlatanin. Edhe është i madh këtu në Malmo, se ai është i pari që ka ardhur nga një tjetër shtet dhe është bërë më i suksesshmi nga të gjithë dhe ua ka hap dyert të gjithëve.

Ju jeni takuar edhe personalisht me Zlatan, keni biseduar për filmin? Cilat ishin përshtypjet e tij?

Kemi folur për çdo gjë, por më tha shumë interesant se si po e bën zërin si unë; një herë i kishte thënë regjisorit se përse ia kanë fut zërin e tij në timin, nuk ka menduar se e kam bërë unë dhe filluam më pas me qesh. Ka thënë që është shumë i gëzueshëm me filmin.

Cilat janë pritshmëritë e juaja për filmin, meqenëse futbollisti suedez numëron tifozë të shumtë gjithandej botës?

Besoj që do të pritet shumë mirë. Kur ishim në festival në Romë janë zgjuar të gjithë dhe kanë duartrokitur. Këto gjëra nuk i kuptova në fillim, derisa pashë regjisorët e producentët duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Kam pranuar edhe shumë mesazhe nga Italia, mendoj që do ketë një rezultat shumë të mirë.

Kush është në të vërtetë Granit Rushiti, jashtë filmit? Me çfarë merresh si është një ditë e juaja?

Momentalisht jam duke punuar në Call Center, jemi duke shkruar një film unë dhe disa shokë. Tani e kemi dërguar tek producentët, të shohim nëse do e pranojnë apo jo. Do të hapim edhe një institucion për rini, për ata që bëjnë probleme në mënyrë t’i mbledhim të gjithë të bëjmë aktivitete të ndryshme nëpër qytete.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button