Lajme

Ky është shteti i vetëm në botë që ka ushtrinë më të dobët se Kosova

Ushtria e Kosovës është radhitur e parafundit për kah fuqia në nivel botëror në indeksin vjetor të Global Fire Power.

Megjithatë, sipas këtij vlerësimi, ushtria e Kosovës ka lëvizur një pozitë më lart, meqë në vitin e kaluar ishte e fundit.

“Për vitin 2022, Kosova është renditur në vendin e 139 nga 140 nga vendet e konsideruara për rishikimin vjetor të GFP-së. Vendi mban një rezultat PwrIndx* prej 13,9136 (një rezultat prej 0,0000 konsiderohet ‘i përsosur’). Kjo u përditësua për herë të fundit më 15/01/2022”, thuhet në sqarimin e GFP-së.
Butani është shteti i vetëm që është regjistruar si shteti me ushtri më të dobët sesa Kosova.

E para për kah fuqia është vlerësuar SHBA-ja, e cila pasohet nga Rusia, Kina, India dhe Japonia.

KËTU keni listën e plotë nga Global Fire Power.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button