Lajme

La Zvicrën për Shqipërinë/ Historia e menaxherit më të ri turistik

Krist Dodbibaj, pas studime në një ndër shkollat më të mira të profilit Hoteleri-Turizëm në Botë që ndodhet në Zvicër, do të kthehet në Shqipëri për të punuar në sektorin e turizmit, një nder degët kryesore të ekonomisë së Shqipërisë.
Krist Dodbibaj, i lindur në Elbasan më 1995, shkollën fillore ka mbaruar në Kanada dhe pas saj jeta e ka çuar të jetoj në disa vende të Europës, si në Spanjë, Çeki dhe derisa në vitin 2011 u vendos në Zvicër.
Kristi, pasi mbaroi gjimnazin në Gjenevë, filloi duke kërkuar degën që do të fokusohej për të ndërtuar një karrierë që do i shërbente atij dhe vendit të tij të origjinës, Shqipërisë. Për ta provuar vetën, Kristi gjeti vetën duke punuar në një hotel 100 vjeçar, “Gstaad Palace”, në Gstaad të Kantonit të Bernës, ku u ballafaqua me standarde të forta të punës zvicerane dhe aty vendosi që dega e tij do të jetë Hoteleria dhe Turizmi.
Për këtë fushë, Kristi zgjodhi të studioi në Universitetin e famshëm të Lozanës në Zvicrës, “Ecole Hoteliere de Lausanne” (EHL), që sipas rankimeve botërore mbahet si një nga shkollat më të mira në botë në fushën e hotelerisë.
Gjatë studime në EHL, Kristi fillimisht si i vetmi shqiptar në këtë shkollë, arriti të marrë rolin e Koordinuesit të Komunikimeve të Studentëve, një pozicion që fitohet me fushata dhe votime. Në këtë shkollë, Kristi ka arritur të përçoi vlerat dhe kulturën shqiptare në mesin e qindra studentëve të botës. Në EHL, Kristi u diplomua në mes të pandemisë dhe kjo e bëri që të mendohet për të ardhmen e tij. Ai aktualisht po bënë një Master në Universitetin e Gjenevës, dega Menaxhim i Përgjithshëm, dhe sapo të mbaroj, do të marrë gjithë eksperiencat dhe përvojën e tij në Zvicër për ta çuar në vendin e tij të lindjes, në Shqipëri, për të punuar në sektorin e turizmit, një nder degët kryesore të ekonomisë së Shqipërisë..
Ai do të punoi për një kompanin “Elite Travel Group”, e cila përgatit paketa pushimesh dhe produkte turistike për tregun shqiptarë. Marrë nga “Shqiptarët në Zvicër”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button