Lajme

Lajçak: Kam besim që Kosova e Serbia do ta gjejnë një zgjidhje të përhershme

Sot është mbajtur takimi i Grupit Punues për targat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

I emëruari i posaçëm i BE-së për dialgogun Miroslav Lajçak, ka thënë se delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë u angazhuan në një diskutim të thelluar, ndërsa u shpreh se beson në një zgjidhje të përhershme mes dy vendeve.

“Sot në Bruksel është mbajtur mbledhja e tretë e Grupit Punues për targa. Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë u angazhuan në një diskutim të thelluar. Kam besim se do të gjejnë një zgjidhje të përhershme për të mirën e qytetarëve të tyre”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button