Lajme

Lajçak, marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet brenda disa muajve

Miroslav Lajçak, përfaqësues special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi thotë se nuk e di afatin për marrëveshje me dy vendeve, por thotë se, nëse ka vullnet, ajo mund të arrihet brenda disa muajve.

“Jam i sigurt që nuk mund të zgjasë procesi edhe dhjet vjet. E përsëris këtë. Nëse ka vullnet politik dhe përkushtim nga të dyja palët, kjo mund të jetë çështje muajsh, jo e një muaji, por e disa muajve. Ju nuk mund ta merrni udhëheqësinë jashtë vendit për një periudhë aq të gjatë. Ne po takohemi dhe po kontaktojmë rregullisht”, ka thënë Lajçak.

Ai tutje ka pohuar se u takon palëve, Kosovës dhe Serbisë, që të vendosin se sa shpejt, por shton se BE’ja, është e gatshme të ecë aq shpejt.

“Ne po sigurohemi që procesi nuk po pengohet ose ngadalësohet”, ka deklaruar ai.

I pyetur se a po parashikon që brenda pak muajve mund të ketë një marrëveshje, ai ka deklaruar se procesi nuk duhet të marrë vite.

“Unë nuk po e them atë. Po them që nuk duhet që të marrë vite. Për këtë duhet të ketë përkushtim nga të dyja palët, sepse, në fund, u takon Kosovës dhe Serbisë që të kenë vullnet politik, kurajo për të pasur rezultat, për të gjetur përgjigje për të gjitha këto çështje. Askush nuk do të donte që ta udhëhiqte këtë proces përgjithmonë, sepse quhet normalizim, sepse nënkupton që situata aktuale nuk është normale dhe kjo merr energji, kohë, njerëzit janë të lodhur. Nuk mendoj që dikush është i lumtur dhe besoj që gjetja e një zgjidhjeje është në interesin e të gjithëve, sidomos qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button