Lajme

Lajçak takohet me Vuçiqin, paralajmëron zhvillime të reja në dialog

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak nëpërmjet rrjetit social Twiter ka bërë me dije se është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai thekson se ka patur një bisedë të gjatë që ka të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi.

“Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë. Shumë për të ndjekur pas takimeve të mia këtë javë”, ka shkruar ai.

Më herët Lajçak dje në Austri është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button