Lajme
Lajçaku pas takimeve me opozitën: I kënaqur me përkrahjen e tyre për dialogun

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimet që ka pasur sot në Kosovë me krerët opozitarë të PDK-së, LDK-së e AAK-së.
Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se ka dëgjuar me kënaqësi mirëkuptimin që ata kanë për rëndësinë e dialogut si dhe mbështetjen që ata i japin këtij procesi.
“Sot, emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, dhe unë, u takuam me partitë opozitare në Kosovë. I kënaqur që dëgjova mirëkuptimin e tyre për rëndësinë dhe përkrahjen për dialogun për normalizim raportesh”, u shpreh ai në Twitter pas takimeve.