LifeStyle

Lara Gut-Behrami, më e bukura e vitit 2021 në Zvicër

Revista e njohur zvicerane “Glückspost” ka zgjedhur personalitetet më mbresëlënës zviceranë këtë vit. Në krye janë dy profesionistë të sportit që kanë bindur zviceranët me talentin dhe sharmin e tyre.

Skitarja Lara Gut-Behrami është më e bukura në konkurrencën e grave ndërsa portieri i famshëm i kombëtares zvicerane të futbollit, Yann Sommer, në mesin e burrave.

Në fakt, “Glückspost” prezanton 50 femrat e ëndrrave dhe 50 meshkujt e ëndrrave të vitit në renditjen e saj vjetore.

Përveç pamjes ose bukurisë, edhe personaliteti, aftësia dhe sharmi gjithashtu përcaktojnë se cilët personazhe të famshëm zviceranë hyjnë në këtë listë.

Switzerland’s goalkeeper Yann Sommer watches the ball go into the net after a shot by Spain’s Jordi Alba during the Euro 2020 soccer championship quarterfinal match between Switzerland and Spain at Saint Petersburg Stadium in St. Petersburg, Russia, Friday, July 2, 2021. (Anton Vaganov/Pool via AP)

Kështu, duke ju përmbajtur këtyre kritereve, skitarja Lara Gut Berami (30), bashkëshortja e yllit të futbollit zviceran, Valon Behramit, të cilit ja ka marrë dhe mbiemrin, zuri vendin e parë në renditje. Gruaja e shpejtë nga Ticinoja u ka falur sportdashësve çaste të arta në Kampionatin Botëror të Skive në Cortina dhe është ngjitur në podium tre herë. Revista e justifikon zgjedhjen e fitueses së saj si më poshtë: “Momentet emocionuese me Lara Gut janë thjesht të paharrueshme”.

Portieri zviceran Yann Sommer (33) zuri vendin e parë në mesin e meshkujve. Me paradat e tij të mrekullueshme dhe me mbrojtjen e penalltive në Kampionatin Evropian ai “u fali tifozëve të futbollit një përrallë të paharrueshme verore”. Në këtë përshkrim bëhet një aluzion me mbiemrin “Sommer” (stina e verës) të portierit të madh të futbollit.

Portieri gjithashtu u vlerësua nga të gjitha anët në rrjetet sociale dhe Tiktok dhe u nderua me video editime.

Disa nga më të bukurit/rat në listë janë: Këngëtarja Beatrice Egli, tenisti Roger Federer, trajneri i kombëtares së futbollit, Murat Yakin, tenistja Belinda Bencic etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button