Lajme

Liderët urojn 109 vjetorin e shpalljës së pavarësisë së Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta ka uruar në një mënyrë të veçantë Ditën e Pavarësisë. Në një postim në Facebook, Meta shfaqet me nipin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Të dashur miq,Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!” shkruan kreu i shtetit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Osmani ka thënë se më 28 nëntor të vitit 1912, populli shqiptar e kurorëzoi aspiratën për Shqipërinë e pavarur.

Osmani ka shtuar se ky akt së bashku me ngritjen e flamurit në Vlorë janë akte të shenjta të historisë sonë të përbashkët, të cilën e ndërtuam me mund dhe sakrifica.

“Kjo datë ka shumë peshë historike. Në këtë ditë ka lindur komandanti legjendar Adem Jashari dhe po në këtë ditë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u paraqit për herë të parë publikisht. Të dy këto ngjarje i japin edhe më shumë kuptim nëntorit, sepse bartin në vete frymën e lirisë, idealin e brezave që nga Skënderbeu, Ismail Qemajli, Isa Boletini e shumë patriotë të tjerë”, ka shkruar Osmani në Facebook. Ajo ka shtuar se në 109- vjetorin e pavarësisë, uroj që Shqipëria krahas Kosovës të ketë sukses në të gjitha fushat

Postimi i plotë:

Më 28 nëntor të vitit 1912, populli shqiptar e kurorëzoi aspiratën për Shqipërinë e pavarur. Ky akt së bashku me ngritjen e flamurit në Vlorë janë akte të shenjta të historisë sonë të përbashkët, të cilën e ndërtuam me mund dhe sakrifica.

Kjo datë ka shumë peshë historike. Në këtë ditë ka lindur komandanti legjendar Adem Jashari dhe po në këtë ditë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u paraqit për herë të parë publikisht. Të dy këto ngjarje i japin edhe më shumë kuptim nëntorit, sepse bartin në vete frymën e lirisë, idealin e brezave që nga Skënderbeu, Ismail Qemajli, Isa Boletini e shumë patriotë të tjerë.

Në 109- vjetorin e pavarësisë, uroj që Shqipëria krahas Kosovës të ketë sukses në të gjitha fushat! Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në të mirë të interesit të përbashkët, duke thelluar më tej lidhjet tona ndërmjet motrave e vëllezërve, sikurse edhe ato strategjike!

Gëzuar Dita e Flamurit, urime dita e Pavarësisë së Shqipërisë!

Zoti i bekoftë Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës!

Kryeministri Edi Ram mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur me një urim special për Pavarësinë.

Rama përmes disa fotove të postuara në Facebook, uron Ditën e Flamurit me një tjetër ngjarje të rëndësishme për qytetin e historisë Vlorën, atë të nisjes së punimeve për aeroportin e ri në qytetin bregdetar.

Kreu i qeverisë krahas fotove shkruan “Mirëmëngjes , Gëzuar 28 Nëntorin”.

Ndërkohë kujtojmë se shqiptarët kudo ndodhen këtë të dielë festojnë 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kurti: 28 Nëntori, datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 28 Nëntori është një datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar, që lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike të popullit shqiptar.

Kurti këtë deklaratë e ka bërë gjatë homazheve që bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kanë kryer sot në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 28 Nëntorit- Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

“28 Nëntori është një datë themelore e identiteti kombëtar shqiptar, e që lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike tonat, prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë, të Adem Jasshari në Prekaz”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, kjo ditë nuk është vetëm ditë e gëzimit dhe krenarisë, por edhe e përgjegjësisë për të krijuar një jetë më të mirë për shqiptarët.

“Kjo është një dite që na mbush me gëzim, krenari dhe përgjegjësi për shkak se detyrat para nesh për ta ngritur mirëqënien e qytetarëve tanë, për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë në Republikën tonë, janë më të rëndësishme se kurrë më parë, dhe ne bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi të jemi në nivel të kësaj detyre, që e vazhdon në paqe punën dhe luftën e madhe të atyre që e bënë në kohëra shumë më të vështira se kjo e jona. Përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan e u flijuan për liri, për pavarësi e për bashkim”, është shprehur Kurti.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button