LajmeSport

Loriana Kuka kthehet me sukses, fiton të artën në Sarajevë

Loriana Kuka është kthyer me sukses në garat e xhudos. Xhudistja kosovare të dielën e fitoi medaljen e artë në European Open të mbajtur në Sarajevë.

Gara në Sarajevë nuk ishte e nivelit më të lartë, por për Lorianën është e rëndësishme që u kthye me sukses. Ajo nuk kishte garuar që nga Lojërat Olimpike të Tokios.

Loriana Kuka garoi në kategorinë deri 78 kilogramë, ndërsa në finale e mposhti italianen Linda Politi. Finalja ishte e fortë, kurse në kohën shtesë Loriana realizoi hedhje për “Waza-ari”.

E arta e Lorianës është medalja e vetme e Kosovës në garën e Sarajevës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button