Lajme

Macron përsëri në telefon me Putinin, Pallati Elysse shpalos detajet

Me kërkesë të Qeverisë së Ukrainës, Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka biseduar nëpërmjet telefonit me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka njoftur Pallati Elysse.

Presidenti Macron e ka përsëritur kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare që Rusia të ndalë ofensivën ndaj Ukrainës duke insistuar për armëpushim të menjhershëm.

Bisedime për armëpushim sot gjatë ditës janë zhvilluar ndërmjet Kyivit dhe Moskës në kufirin e Bjellorusisë, Macron ka kërkur që gjatë këtyre bisedimeve të ndalen të gjitha sulmet dhe goditjet nga ajri ndaj civilëve dhe shtëpive të tyre, që të ruhet infrastruktura civile dhe që të gjitha rrugët veçmas ajo në jug të Kievit të mbetet e sigurt për qarkullim.
Sipas Pallatit Elysse, Putin është dakorduar me këto tri pika. Por, sot gjatë ditës the Guardian njoftoi se Rusia ka vrarë disa civilë pas goditjes me një raketë.

Po ashtu bëhet e ditur se Macron i ka kërkuar Putinit që të respektohet ligji humianitar ndërkombëtar, sikurse edhe popullsia civile dhe që të mbrohet transporti i ndihmave. Sipas njoftimit, Macron i ka kërkuar Putinit që të mbesin në kontakt për të mënjanuar përkeqësimin e situatës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button