Lajme

Mahnit e fiton në ‘The Voice of Finland’, Argjenda: Nuk e prisja, mund të këndoj edhe shqip

Argjenda Aliu është 16 vjeçarja që mahniti Finlanda me performancën e saj në “The Voice of Finland” vetëm disa ditë më parë. E ftuar ekskluzive në ‘Abc e Pasdites’, Argjenda rrëfeu emocionet e skenës gjigande të spektaklit dhe pritshmëritë e saj për garën.

“Ka qenë shumë emocionuese por më ka ndihmuar shumë familje por dhe mësuesja ime e muzikës këngëtarja Teuta Kurti që më ka stërvituar online. Unë nuk e kam pritur që do të kthehen të gjithë, nuk kam besuar aq shumë në zërin tim sa besoj tani. Mezi kam pritur të dilja prej aty dhe të lajmëroja Teutën për performancën.” – shprehu 16 vjeçarja.

Ndonëse jetën tashmë e ka ndërtuar në Finland, Argjenda ndihet tejet krenare për rrënjët e saj shqiptare. Madje ajo dha shpresë në intervistë duke shprehur se ne kohën mund të këndojë edhe shqip.

“Nuk ka lidhje prej nga je, dhe kjo është e vërteta. Mua më kanë trajtuar njejtë si finlandezët dhe nuk jam paragjykuar. Tregu i Finlandës këtu është shumë heavy rock, që mua nuk më pëlqen hiç. Më së tepërmi këndoj në gjuhën angleze dhe kam filluar këndoj edhe shqip shumë.”, tha Aliu për ‘Abc e pasdites’.

Por cili është qëllimi që dëshiron Argjenda të arrijë me këtë përfaqësim, përtej fitores?

“Për mua është e rëndësishme që e gjithë botë të më dëgjoj zërin. Prej moshës 6 vjeçare kur kam nisur këndimin, kjo ka qenë ëndrra ime.”

Intervistën dhe një performancë të shkurtër live të Argjendën ekskluzivisht për shikuesit e ‘Abc’ i gjeni të plota në kanalin zyrtar të YouTube.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button