Lajme

Mandl: 5 shtetet e BE-së ta njohin Kosovën menjëherë

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, pas invazionit rus në Ukrainë ka bërë thirrje pesë shteteve mos-njohëse të Bashkimit Evropian që ta njohin subjektivitetin e Kosovës në mënyrë urgjente.

Një gjë e tillë sipas Mandl do të dëshmonte unitetin dhe vlerat e unionit evropian.

“Objektivisht asgjë nuk flet kundër saj, por gjithçka flet për të. Momenti është tani”, ka thënë Mandl.

Ai madje ka komentuar edhe mos rreshtimin e shtetit serb krah botës perëndimore për dënimin dhe vendosjen e sanksioneve ndaj federatës ruse pas pushtimit të Ukrainës.

“Të gjitha institucionet e BE-së tani duhet t’i bëjnë urgjentisht thirrje Serbisë që të distancohet qartë nga çdo formë e agresionit rus, përndryshe negociatat e anëtarësimit në BE do të ishin një ndërmarrje e kotë”.

Mandl, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi duke potencuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve duhet të përfundojë menjëherë dhe se njohja e Kosovës duhet të përgatitet menjëherë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button