Lajme

Mblidhet me kërkesë të SHBA-së Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Shtetet e Bashkuara e përshkruajnë takimin e trupit prej 15 anëtarësh si një shans për Rusinë që të shpjegojë veprimet e saj.

Nëntë vota nevojiten që takimi të vazhdojë dhe Uashingtoni është “i bindur” se ka mbështetje të mjaftueshme.

Por pavarësisht se të gjithë anëtarët do të kenë mundësinë të shprehin hapur pikëpamjet e tyre, ka të ngjarë të mos merret asnjë veprim nga këshilli, edhe nëse Rusia do të vendosë të pushtojë Ukrainën.

Rusia është një nga pesë fuqitë e përhershme me veto në këshill së bashku me Shtetet e Bashkuara, Francën, Britaninë dhe Kinën.

Këshilli i Sigurimit është i ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Një ditë pas takimit, Rusia do të marrë presidencën e radhës të këshillit për muajin Shkurt.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button