Lajme

Mbretëresha e Britanisë ndan medalje për ushtarët e FSK-së

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka bërë të ditur se në emër të Mbretëreshës, ka ndarë medalje për të dy ushtarët nga Kosova që kanë diplomuar në Akademinë Mbretërore të Forcave Ajrore.

Kështu ka njoftuar ai përmes një postimi në Twitter, ku ka publikuar edhe fotografi.

Po ashtu, ai ka takuar edhe oficerët të cilët kishin diplomuar në fillim të këtij viti.

“Sot në emër të Lartmadhërisë së saj Mbretëreshës, ua dhurova dy medalje të diplomuarve nga Kosova në Akademinë Mbretërore të Forcave Ajrore, Cranwell. Gjithashtu ndjej kënaqësi që pata mundësinë të takoj dy oficerët e diplomuar në fillim të vitit”, shkruan Abbott.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button