Lajme

Mbyllet takimi Putin-Scholz, Kancelari i Gjermanisë: “Nuk kemi lënë anash asnjë temë”

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ngriti shqetësimin se një krizë e madhe po kërcënon Europën, gjatë konferencës së përbashkët për mediat me presidentin rus, Vladimir Putin. Scholz tha se të dy udhëheqësit, diskutuan në mënyrë të kuptueshme mbi mbledhjen e trupave ruse në kufirin me Ukrainën.

“Nuk mund ta theksoj më shumë, se sa të shqetësuar jemi”, tha Scholz. “Është urgjente që të kemi çtensionim në mënyrë që të mos zhvillojmë luftë në Europë. Opsionet diplomatike janë në tavolinë. Nuk do të thosha se gjithçka është e kotë. Është detyra jonë e mallkuar ta parandalojmë luftën në Europë”.

“Për ne gjermanët, por gjithashtu për të gjithë europianët, është e rëndësishme që siguria e qëndrueshme nuk mund të arrihet në dëm të Rusisë, por vetëm me Rusinë”, shtoi Kancelari. “Besoj se jemi në një situatë ku duhet të përdorim të gjitha mundësitë për të pasur një zgjidhje paqësore. Ajo që është e rëndësishme për mua, është fakti që bisedimet të vijojnë në një grup trepalësh, pra në Minsk”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button