Lajme

Me këngë tradicionale e valle, afganët festojnë bashkë me shqiptarët festat e Nëntorit

Me valle dhe muzikë tradicionale e kanë festuar afganët që janë strehuar në vendin tonë, Ditën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, 28-29 Nëntorin.

Në një video të postuar në Twitter, njëri prej tyre vlerëson mikpritjen e shqiptarëve.

“Mbledhja e madhe e refugjatëve afganë në Shqipëri për të festuar festën kombëtare me miqtë tanë shqiptarë. I vlerësojmë shumë që na pritën prej 3 muajsh,” shkruan Miraqa Popal, ndërsa ka ndarë në Twitter video ku afganët shihen duke kërcyer.

Afganët janë strehuar në Shqipëri prej 3 muaj, kur talibanët morën pushtetin në Afganistan, ndërsa qëndrimi i tyre do të jetë i përkohshëm derisa të marrin vizën për në Amerikë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button