Lajme

Media zvicerane shkruan për qytetarët e Kosovës që po mashtrohen me bileta të avionit

Agjencitë kosovare të udhëtimit po i mashtrojnë bashkëatdhetarët e tyre me biletat e avionit për festat e fundvitit, kështu e titullon artikullin mediumi zviceran 20minuten.ch në lidhje me mashtrimet që po ndodhin me diasporën kosovare në Zvicër për çmimet dhe anulimet e rezervimeve të biletave.

Udhëtimi tek familjet e tyre për festa të fundvitit u shndërrua në një katastrofë për shumë kosovarë pasi nuk dihet nëse do t’ju kthehen paratë për tiketat e tyre të aeroplanit.

Tiketat e avionit janë të shtrenjta sidomos për festat e fundvitit, ofruesit e dyshimtë të këtyre biletave po e shfrytëzojnë këtë mundësi.

Një grua nga Lucerni i Zvicrës ka rezervuar dy fluturime për Kosovë përmes Prishtinajet në dhjetor.

“Prindërit e mi u gëzuan pasi më në fund mund t’i shohin familjarët e tyre sërish”, ka thënë ajo e më pas fluturimi u shtye njëherë, i njëjti u anulua në ditën e Krishtlindjeve. Asnjë informacion nuk është pranuar tutje.

Sipas saj ka pasur kaos dhe dëshpërim të madh në aeroport dhe situata ka qenë stresuese për babain e saj.

“Ai dëshiron që t’i shohë familjarët e tij çdo vit dhe për këtë arsye ne kemi rezervuar dy fluturime për 1500 franga që t’i kursej nga problemet”.

Ata kanë kërkuar një rimbursim nga kompania por s’është e sigurt nëse do t’i kthehen paratë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button