Lajme

Mediat greke: Shqipëria dhe Kosova “shkrijnë” kufijtë, Serbia acarohet

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje marrëveshjes së Shqipërisë dhe Kosovës për kalimet kufitare mes dy vendeve. Protothema në një artikull shkruan se “Shqipëria dhe Kosova po krijojnë një zonë të përbashkët kufitare, ku qytetarët nga të dyja anët do të mund të lëvizin lirshëm, projekt, të cilin kundërshtarët e tyre e vlerësojnë si lëvizje në frymën e “Shqipërisë së Madhe”.

Sipas gazetës greke, ndërhyrja e BE-së për të mos vazhduar me planifikimin për zonën e përbashkët ndërkufitare Shqipëri-Kosovë është kërkuar nga Serbia. Ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç akuzoi Brukselin se ishte plotësisht i heshtur ndaj planeve për të formuar një Shqipëri të Madhe.

“Hapësira e përbashkët do të ketë shërbime publike të përbashkëta, ndërsa qytetarët e secilës palë mund të lëvizin lirshëm dhe të qëndrojnë në seksionin tjetër për më shumë se tre muaj pa problem.

Banorët e “zonës së përbashkët” do të pajisen me lejen e qarkullimit kufitar vendor, të cilën do ta shfaqin në pikat kufitare së bashku me identitetin e tyre. Ata do të mund të lëvizin dhe të punojnë vetëm në një rreze prej 30 km në të dy anët e kufirit”, shkruan Protothema.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button