Lajme

Mediat serbe e shpallin tradhtar peshkopin që u takua me Von Cramon: Çfarë i premtoi lobistes shqiptare?

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është takuar me një peshkop serb në dioqezën e kishës ortodokse serbe në Dyseldorf të Gjermanisë.

Takimi i peshkopit serb me eurodeputeten po konsiderohet tradhti në Serbi. Disa media atje, që janë në shërbim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kanë pyetur se pse peshkopi ka pranuar të takohet me Viola von Cramon.

“PUBLIKU PRET PERGJIGJE – Si dhe pse Grigorije e tradhtoi kishën e tij dhe çfare i premtoi lobistes shqiptare”, është titulli i tabloidit serb, “Alo”, i cili i termin “shqiptar/shqiptare” e shkruan me gjuhë ofenduese, “šiptarskoj”.

Ky medium pyet se “Çfarë e bëri Grigorijen të pranonte fillimisht lobisten kryesore për Kosovën e pavarur, çfarë i ofroi dhe dhe në emër të kujt i premtoi?”.

“Grigorije, si e lejove lobisten kryesore shqiptare ta shfuqizojë kishën tonë ortodokse serbe para teje?!”, shkruan mediumi serb, duke marrë shkas në një replikë të Viola von Cramon.

“Nuk ka ‘kishë ortodokse serbe’, këto janë dioqeza autonome, ndryshe nga Kisha Katolike. Flisni me peshkopin dhe do të habiteni”, ka shkruar Von Cramon.

Eurodeputetja tha se pati diskutim konstruktiv me peshkopin serb mbi sfidat e përbashkëta.

“Diskutim konstruktiv dhe i hapur me peshkopin Grigorije, dioqezën e kishës ortodokse serbe të Dyseldorfit dhe të gjithë Gjermanisë, mbi sfidat e përbashkëta dhe dialogun ndërfetar në Ballkanin Perëndimor dhe Gjermani”, ka shkruar Von Cramon. “Le ta përdorim atë që na bashkon për të mirën e të gjithëve”.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button