Lajme

Mehmet Akifi antishqiptari më i madh i kohës

NGA: FAHRI XHARRA

Të ditur jo , të mençur jo, largpamës jo . Mbaslufta e tregoi qartë se populli ynë nuk e kemi asnjërën nga të tri vetitë që i përmenda . E kam arsyen pse e them këtë.

Kush na e solli dhe pse na e sollën Mehmet Akifin në Kosovë ?

Kur Gyleni hapi shkolla shqipe në Kosovë ishim të pa ditur për të qenë të mençur që të shohim largë qëllimin e tij. Hapja e shkollave private të Gylenit ashtu , ndikoi në dobësimin e shkollës publike shqipe sa që pasojat po i shohim që sot , por do i ndjejmë edhe më shumë në një të ardhme jo fort të largët.

Kjo çka shkrova më lartë është vetëm një hyrje e asaj që desha ta shtjelloj në temën e sotme.

Shumë simptomatike dhe me një simbolikë të madhe antshqiptare , e posaçërisht antikosovare ishte emri i i këtij kompleksi shkollor që u instalua në Kosovë , Mehemet Akif . Pse mu Mehmeti i rrethit të Pejës të futet në mendjen endje të pa forcuar të fëmijëve tanë, ashtu e kështu shumë të pa pjekur ?

Pse jo Sami Frashëri ? Pse jo Hoxha Tahsini ? Edhe këta të dytë e kaluan jetën dhe vdiqën në Turqi dhe për Turqi , po ashtu si Mehmeti i Mulajve të rrethit të Pejës.

Mehmeti i Pejës ishte i biri i një mësuesi medreseje nga fshati Shushicë i Pejës dhe i një nëne me origjinë uzbeke, Mehmet Akif Ersoy (1873 – 1936) ka qenë një prej aktivistëve dhe militantëve kryesor në mileun intelektual të Stambollit , kur Perandoria Osmane po i ngryste vitet e saj të fundit. Ku ishte ndryshimi në mes këtyre dhe pse u zgjodh pikërisht Mehmet Akifi ? Shikoni , kjo fare nuk ishte e pa qëllimshme, përkundrazi pati qëllim të keq që në start.

Gyleni kishte menduar mirë se si të mashtroj këtë popull me « prirje » patriotike , e sidomos me fansa të mëdhenj për emrat shqiptar që vinin nga Turqia . Aso kohe vërshuan shkrimet , vërshuan lavdet , vërshuan simpoziumet , që të na tregojnë se sa i « madh” ishte Mehmet Akifi .

Në kohën e formimit intelektual në Kosovë , viteve 1968- 1981 , kishim mësuar për Sami Frashërin dhe Hoxha Tahsinin , por askush nuk e kishte përmendur Mehmet Akifin . Ku qëndronte qëllimi i mendjeve të asaj kohe; pse ata nuk na kishin treguar që Mehmet Akifi kishte komponuar Hymnin Shtetëror-Kombëtar të Turqisë dhe na flitnin që Hoxha Tahsini kishte themeluar Universitetin e parë turk dhe Samiu kishte bërë Enciklopedinë e parë turke , alfabetin latin turk etj.etj.

Pra, pse u zgjodh Mehmet Pejani e jo Samiu apo ndonjë shqiptar tjetër i Turqisë ? Shumë thjeshtë , të përmendurit përveç që ishin turq ishin edhe shqiptar , kurse Mehmeti ishte komplet turk dhe isalmik i fortë, pra një osmanli i madh , prandaj mu ky i duhej propagandës gyleniste ndër ne. Që të “depërtonte” në mendjet e zemrat tona, përmes një “shqiptari të madh”, që në të vërtetë ishte një osmanli i madh. Neve duhej mbushur mendja ndryshe , jo ashtu si na thoshin Rilindësit .

Tek e fundit pse Mehmet Akifi nuk i takon grupit të rilindësve ?

Derisa rilindësit e kërkonin zgjimin kombëtar shqiptar, poeti Mehmet Akif Ersoy-Mulaj i Shushicës së Istogut nga rrethina e Pejës, i biri i myezinit, shkruante:

«Nuk e kuptoj se si, në vend të bashkimit nga Islami, ideja e separatizmit hyri në mendjen tuaj? A e futi djalli idenë e nacionalizmit në mendjen tuaj?” – kështu thirrte në shkrimet e tij, në thirrjet pasionante kundër nacionalizmit shqiptar siç e dëshmojnë edhe këto radhë:

“Nacionalizmi nuk është asgjë tjetër por një tërmet që do të rrëgjojë dhe shkatërrojë unitetin islamik që ka mbajtur bashkë kaq etnicitete e kombe të ndryshme nga njëra tjetra. Të harrohet ky realitet është një lajthim i përjetshëm. Kombi osman nuk mund të përparojë me nacionalizmin shqiptar apo atë arab». E shihni pra , asgjë shqiptare nuk kishte nga ai.

Miku Salih Mehmeti në konica.al për islamistin e madh turk me origjinë nga Peja shkruan “Por stigmat e Ersoy-t ndaj nacionalizmit shqiptar do të shkonin edhe më tej. Në vitin 1913, ai boton një poemë elegjiake të titulluar «Jam shqiptar» por vargjet e saj sëmbojnë me urrejtje ndaj përpjekjes për pavarësi. Poema në fjalë drejtohej kundër Isa Boletinit dhe parisë së Kosovës që i nisën kryengritjet anti-osmane. Pasi vjell një diarre fjalësh kundër Isa Boletinit, Ersoy e quan nacionalizmin shqiptar «kufr» (blasfemi), siç e dëshmojnë edhe vargjet:

«A nuk ishte populli juaj Islami/ Çka është kombi i juaj? Ju duhet t’i ktheheni popullit tuaj/ Çka është Shqipëria? A ka vend për të në sheriat? Të çosh përpara një tjetër grup është blasfemi».

Mehmet Akifi gjatë kohës së Kemal Ataturkut ka qenë i ndjekur prej tij, ka jetuar në Egjypt.

Pra, pa e zgjatur shumë , e kuptuat qëllimin e Gylenit për shkollat e tija në Kosovë, qëllime të cilat i ka edhe Erdoani .

E kam një lutje me një thënje ‘ Mos të mashtrohemi nga “ ëmbëlsirat “ turke!

07.04.2018, Gjakovë

Mehmet Akif Ersoy me prejardhje nga familja Mulaj e Shushicës së Pejës, (Istogut), që e shkroj hymnin kombëtar të Turqisë. Ai ishte një osmanli shumë i madh dhe Shqiptar i vogël, kryesisht në kujtime e nostalgji të zbehur për “Memleqetin”. I biri i një uzbekeje dhe një myezini shqiptar, ai nuk e pranonte popullin Shqiptar , pasi për të popull ishte vetëm Islami, ashtu sic e ka parapa “Hazreti” Mohammad dhe “luftëtarët e Allahut” nga IS.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button