Lajme

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, nuk ka pritje e kolona

Hyrjet dhe daljet në pikat kufitare të vendit tonë janë të pakta, ani pse jemi në dy javët e fundit të vitit dhe mërgimtarët vijnë për t’i kaluar pushimet në Kosovë.

Në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, qarkullimi ishte i vogël.

Pavarësisht lodhjes së madhe që kaluan gjatë dy ditëve rrugë, dashurinë dhe mallin për Kosovën nuk hezituan ta shprehin.
Madje edhe këtë herë, mërgimtarët nuk kishin harruar zakonin. Përveç kryerjes së proceduarave të rregullta me verifikimin e dokumenteve të identifikimit, nuk ka pritje tjera.

E që kjo procedurë më së shumti merr kohë 3-5 minuta.

Që kolonat dhe pritjet nuk janë të gjata këtë të hënë e kanë konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërkohë përveç kontrollimit të veturave edhe autobusët që kalojnë këtë pikë kufitare po iu nënshtrohen procedurave nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës.

Krahas kësaj qetësie që po e përcjell ditën e hënë, në vikend janë parë numër më i veturave që kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button