Lajme

Mërgimtari bën apel për kujdes: Mbrëmë në Serbi u ndoqa dhe mu bllokua rruga nga një veturë me 4 persona

Një mërgimtar i cili është nisur nga Kosova për në vendet perëndimore, ka thënë se kush merr rrugë nëpër Serbi të ketë kujdes, pasi mund t’i ndjek një veturë Peugeot.

Sipas postimit të këtij mërgimtari në ‘Marakli t’kerreve’, ai ka pretenduar se mbrëmë rreth orës 22:00, është ndjekur nga një veturë e tipit Peugeot ngjyrë hiri.“Kishin qenë katër veta, 10 kilometra pa hi në Prokuplje. Më kanë ndalë kerrin midis rruge dy herë për fat të mirë ju kom ik me menxi”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka bërë thirrje që të kihet kujdes në këtë rrugë.

“Mos ja ndalni kerrin në rrugë në kurrfarë mënyre”, ka shkruar në fund ky mërgimtar.

Më poshtë keni postimin e tij të plotë. /gazetametro.net

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button