Lajme

Mërgimtari niset me 50 kg mish të terur për në Itali, dënohet me 2100 euro gjobë në doganën kroate

Një mërgimtar nga Kosova derisa po kthehej nga Kosova në Itali, në kufirin kroat është dënuar me 2100 euro gjobë.

Kjo pasi ai me vete kishte rreth 50 kg mish të terur dhe nuk i është lejuar të kalojë kufirin pa paguar.

Për Gazetën Insajderi ai ka dhënë një mesazh për mërgimtaret e tjerë që të mos iu përsëritet i njëjti fat si i tij.

“Përshëndetje jam një mërgimtar si jetoj në Itali, kam qenë në Kosovë e po sa u ktheva në kufirin e Kroacisë, dogana kroate më dënoi 2100 euro për 50 kg mish të terur. Ju kisha lut të tjerët se mos të marrin mish se ta kenë fatin tem edhe të tjerët”, tha thënë ky mërgimtar.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button