Lajme

Merkel me pension 15 mijë euro në muaj, gazeta BILD: Bleu sallam 34 euro

Pas largimit përfundimisht nga politika ish-kancelarja gjermane Angel Merkel po vijon jetën e saj normale. Së fundmi ajo është fotografuar në supermarketin e saj të preferuar në Berlin.

Merkel në pension bleu një sallam “chorizo”,sipas gazetës gjermane “Bild” teksa bënte pazar në supermarketin “KaDeWe” në kryeqytetin gjerman. Produkti që ish-kancelarja mban në duar nuk është gjerman, por spanjoll dhe madje i shtrenjtë, 34.8 euro.

“Chorizo” ​​spanjoll është bërë nga mishi i derrit i tymosur dhe kripë. Merkel mund të mos shpenzojë shumë para për rrobat e saj, por për ushqim gjërat ndryshojnë.

Sipas “Shoqatës së Tatimpaguesve”, ajo merr një pension mujor prej rreth 15 mijë euro.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button