Lajme

Mesazhi i Papa Françeskut në meshën e Krishtlindjeve: Zoti zgjedh gjërat e vogla

Në Betlehem, në qytetin e shenjtë në mesnatë u zhvillua mesha tradicionale e lindjes së Krishtit. Edhe pse me një numër të reduktuar të pjesëmarrësve, të gjithë pritën në mënyrë simbolike ardhjen e Jezu Krishtit në Tokë.

Kleriku më i lartë katolik në Tokën e Shenjtë, Patriarku Pierbattista Pizzaballa udhëhoqi meshën duke u bërë thirrje njerëzve që të shohin të ardhmen me plot shpresë.

Qyteti ku të krishterët besojnë se Jezusi u lind është zakonisht një pikë qendrore e festës, me mijëra turistë që mbushin rrugët dhe hotelet. Por Izraeli, i cili kontrollon të gjitha hyrjet në Betlehem në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndaloi lëvizjet në kufi për të huajt në një përpjekje për të frenuar përhapjen e Omicron.

Vatikani është një tjetër pikë e rëndësishme për besimtarët e Krishterë.

Papa Françesku kremtoi meshën e Krishtlindjes para rreth 2.000 të pranishmëve në Bazilikën e Shën Pjetrit duke vazhduar me shërbimin pavarësisht COVID-19.

Ati i shenjtë i nxiti besimtarët të përqendroheshin te gjërat e vogla he të kujtojnë se Jezusi erdhi në botë i varfër

“Ai vjen atje ku dinjiteti njerëzor vihet në provë. Ai vjen për të fisnikëruar të përjashtuarit dhe së pari u shfaqet atyre. Zoti vjen sonte për të na mbushur me dinjitet. Zoti nuk ngrihet në madhështi, por e ul veten në gjëra të vogla. Gjërat e vogla janë rruga që ai zgjodhi për të na u afruar, për të prekur zemrat tona, për të na shpëtuar dhe për të na rikthyer në atë që ka vërtet rëndësi”, ishte ky mesazhi i kreut të Vatikanit para besimtarëve.

Pjesëmarrja në meshën e të premtes ishte e kufizuar në rreth 2.000 njerëz, por shumë më tepër se 200 sa u lejuan në vitin 2020. Ardhja e Krishtit u festua në të gjithë botën.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button