Lajme

Meta takon Osmanin në Maltë, bën thirrje për anëtarësimin e Kosovës sa më parë në NATO

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka njoftuar sot se ka pasur një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Maltë.

Të dy krerët e shteteve kanë qenë në vizitë në kryeqytetin e Maltës në Valletta, ku kanë marrë pjesë në aktivitetin “Forumi Botëror për Kulturën dhe Një Paqe të Drejtë”.

Në një postim në rrjetet sociale pas takimin me Osmanin, Meta ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin sa më parë të Kosovës në NATO.

“Kosova sa më parë në NATO, një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit”, ka theksuar Meta.

Ai ka sqaruar se takimi me Presidenten e Kosovës u përqendrua në vizionin e përbashkët dhe vlerat euro-atlantike që ndan Shqipëria dhe Kosova në këto momente sfidash rajonale, evropiane dhe botërore.

“Si gjithmonë, shumë i lumtur të takohesha në Maltë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të shkëmbenim opinione mbi marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe vullnetin për t’i pasuruar ato më tej”, ka shuar Meta.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button