Lajme

Milorad Dodik refuzon foton me zyrtaren amerikane Samantha Power

Milorad Dodik nuk i ka fshehur sentimentet e veta, apo bezdinë ndaj zyrtarëve amerikanë, teksa ka refuzuar në mënyrë demonstrative të dalë në foton e rastit me përfaqësuesen e Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, Samantha Power.

Në videot e përcjella Dodik, anëtari serb i presidencës boshnjake, largohet në mënyrë të hapur pasi ka takuar Power sipas kërkesave të protokollit.

Pala serbe është përpjekur të sqarojë incidentin, por Dodik nuk ka munguar të ironizojë faktin se Power ka shmangur Republikën Srpska gjatë vizitës së saj triditore në Bosnje. Në mëyrë fare cinike, ai ka shtuar se nuk e dinte se protokolli përfshinte edhe një fotografi. Incidenti vjen ndërkohë që ka zëra se prokuroria boshnjake është urdhëruar nga amerikanët për të gjetur diçka akuzuese ndaj Dodik për të hapur çështje penale për korrupsion.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button