Lajme

Ministri izraelit: Urime Kosovë, na pëlqen ta shohim flamurin tuaj në Jerusalem

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, ka uruar për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dhe atë të parin që nga njohja nga ky vend.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Lapid përmendi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve që nisi nga viti i kaluar, teksa shtoi se ju pëlqen ta shohin flamurin e Kosovës duke valëvitur lart mbi ambasadën e këtij vendi në Jerusalem.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë popullit të Kosovës! Vitin e kaluar, ne vendosëm marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve tona dhe ne në Izrael na pëlqen të shohim flamurin tuaj të valëvitur lart mbi ambasadën tuaj në Jerusalem”, ka shkruar ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button