Lajme

Miroslav Lajçak: Asociacioni duhet të zbatohet, por nuk duam “Republika Srpska” në Kosovë

Miroslav Lajçak, përfaqësues special i BE’së në dialogun Kosovë-Serbi, thotë se marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet.

Ai thotë se askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republika Srpska” në Kosovë.

“Më lejo që ta bëj të qartë. Pozicioni ynë është shumë i qartë – që ne presim që Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbushin të gjitha marrëveshjet e kaluara. Pacta sunt servanda (nga latinishtja: “aktet duhet të mbahen”). Ka një listë të gjatë për Serbinë dhe i kemi ngritur këto çështje, që duhet të zbatohen, te partnerët në Serbi. Kushdo që thotë që ne kemi bërë gjithçka dhe pala tjetër asgjë nuk është duke i ditur faktet, thjesht. Kjo është një gjë. Kështu që Asociacioni nuk është e vetmja çështje, është njëra nga to. Por, në të njëjtën kohë, ne po themi së pari, nuk duam një tjetër “Republika Srpska”. Askush me mendje të shëndoshë, veçanërisht duke e shikuar situatën aktuale në Bosnjë e Hercegovinë, nuk do të propozonte diçka të tillë”, ka thënë Lajçak.

“Sigurisht, sepse ju jeni palë të barabarta dhe ju diskutoni. Dhe ne jemi aty për t’ju ndihmuar me ide, që janë të bazuara në standardin evropian dhe modelin evropian. Por, në asnjë pikë, as në të kaluarën e as në të ardhmen, nuk do të jeni të detyruar për të nënshkruar diçka që mendoni se është e dëmshme për vendin tuaj. Ju jeni në proces. Ju keni të drejtë të propozoni dhe të refuzoni. Në fund, çfarëdo gjëje, për të cilën pajtoheni, duhet të jetë një kompromis. Një gjë duhet të kuptojmë: që, nëse ne në BE fillojmë të themi “shikoni, shumë gjëra janë arritur, por s’është e nevojshme që të gjitha të zbatohen, kjo do të bënte që i gjithë procesi…”

Lajçaku nuk e di afatin për marrëveshje, por thotë se, nëse ka vullnet, ajo mund të arrihet brenda disa muajve.

“Jam i sigurt që nuk mund të zgjasë procesi edhe dhjet vjet. E persëris këtë. Nëse ka vullnet politik dhe përkushtim nga të dyja palët, kjo mund të jetë çështje muajsh, jo e një muaji, por e disa muajve. Ju nuk mund ta merrni udhëheqësinë jashtë vendit për një periudhë aq të gjatë. Ne po takohemi dhe po kontaktojmë rregullisht. Takimet në Bruksel kanë kuptim, sepse atje i ke tërë mbështetjen dhe tërë ekspertizën. Gjithashtu, na ndihmon që të kemi kontakte me partnerët ndërkombëtarë, me shoqërinë civile. Nuk po e ngadalësojmë procesin. U takon palëve, Kosovës dhe Serbisë, që të vendosin se sa shpejt, BE’ja, sigurisht dhe absolutisht, është e gatshme të ecë aq shpejt. Ne po sigurohemi që procesi nuk po pengohet ose ngadalësohet”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button