KurioziteteLajme

Miss Devja: Arabia Saudite përjashton 40 deve nga konkursi pasi përdorën botoks në hundë dhe buzë!!

Autoritetet saudite kanë bërë një prej goditjeve më të rënda në konkursin e bukurisë për deve, duke i diskualifikuar më shumë se 40 deve nga konkursi për një shkak të çuditshëm.

Devet e diskualifikuara në garën e bukurisë, në festivalin e Mbretit Abdulaziz, u gjykua se kishin marrë injeksione me botoks.

Festivali popullor, që fillon këtë muaj, fton të gjithë fermerët që kanë devet më të bukura për të konkurruar për konkursin ku çmimi është 66 milionë dollarë.

Injeksionet e botoksit, lyerja dhe të tjera gjëra kozmetike janë të ndaluara rreptësisht.

Këtë vit, autoritetet i zbuluan dhjetra fermerë që kishin rritur buzët dhe hundët e deveve.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button