Lajme

Modernizimi i hekurudhës Podgoricë-Tuz-Tiranë: Në stacionin e Tuzit do të jetë pika kufitare

Në dokumentet e Listës së Unifikuar të projekteve prioritare të infrastrukturës të përcaktuara nga Sekretariati Shtetëror për Projektet e Zhvillimit në janar 2019, është planifikuar rindërtimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore Podgoricë-Tuz përmes kufirit të Republikës së Shqipërisë deri në Tiranë.

Vlera e parashikuar e shpenzimeve, siç tregohet në dokument, është 35 milionë euro.

Nga Komuna e Tuzit konsiderojnë se ky projekt duhet të realizohet sepse do të ishte i një rëndësie të madhe për këtë zonë.

Strategjikisht, ky projekt është një nga më të rëndësishmit, veçanërisht duke pasur parasysh që është një projekt rajonal. Për një kohë të gjatë është në Listën e Unifikuar të Projekteve prioritare të Qeverisë së Malit të Zi. Projekti realizohet në tri faza, e para prej të cilave ka përfunduar dhe i referohet projektimit ideor dhe vlerësimit të ndikimit në mjedis.

Plani është rindërtimi i hekurudhës nga Podgorica deri në kufirin me Shqipërinë, si dhe rindërtimi i stacionit hekurudhor të Tuzit, i cili do të jetë vendkalim i përbashkët kufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë – tha Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës së Tuzit.

Gjeloshaj tha se përfaqësuesit e Komunës së Tuzit së shpejti do të takohet me përfaqësuesit relevant të institucioneve lidhur me këtë projekt./Malësia.ME/

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button