
“Mbreti shqiptar” fitoi me vendim jurie pasi ishte dominant ndaj kundërshtarit në 6 nga 8 raundet e ndeshjes.
Marku e shprehu para ndeshjes dhe pas ndeshjes se tanimë dëshiron që ndeshja e radhës të zhvillohet në Shqipëri, e një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe ditën e sotme në “Instagram” si për të treguar se ky plan është më shumë se serioz.
Një ndeshje në atdhe ku do të mbronte një titull është një ëndërr e Markut, por edhe e shumë shqiptarëve që krenohen me të.
“Vitin tjetër do të kthehem për të mbrojtur titullin në Shqipëri”, shkruan ndër të tjera Floriani.
Postimi i plotë:
Dje ishte nje atmosfere e zjarrte Vitin tjeter do rikthehem per te mbrojtur titullin ne Shqiperi, ne Tirane tek stadiumi Air Albania. Mezi pres te ndeshem ne atdhe prane Shqipetareve te mi .