Lajme

NATO i përgjigjet Putinit: Nuk vendos Rusia për anëtarësimin e Ukrainës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s i është kundërpërgjigjur presidentit rus Vladimir Putin, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit, i cili kërkoi garanci nga NATO që nuk do të zgjerohet në lindje.

Nga Letonia Jens Stoltenberg, deklaroi se për këtë vendos vetëm Ukraina dhe 30 aleatët e NATO-s, se kur do t’i bashkohet aleancës. Sipas tij Rusia nuk ka të drejtë të ndikojë te fqinjët.

“Mesazhi është se është vetëm Ukraina dhe 30 aleatët e NATO-s që vendosin se kur Ukraina është gati për t’u bashkuar me NATO-n. Rusia nuk ka veto. Rusia nuk ka fjalë. Dhe Rusia nuk ka të drejtë të krijojë një sferë ndikimi duke u përpjekur të kontrollojë fqinjët e tyre”.

Sipas tij NATO-s duhet të jetë vigjilente dhe të shmangë përshkallëzimin rus në të ardhmen. Stoltenberg theksoi mbështetjen e palëkundur ndaj sovranitetit territorial të Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

“Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë dhe të shmangim përshkallëzimin. Ministrat e bënë të qartë se agresioni rus në të ardhmen do të kishte një çmim të lartë dhe do të kishte pasoja të rënda politike dhe ekonomike për Rusinë. Ministrat e bënë të qartë se ne qëndrojmë pranë vendimeve tona. Mbështetja jonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe Gjeorgjisë, mbetet e palëkundur.”

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button