BotaLajme

NATO-ja fton Rusinë në bisedime të reja për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka ftuar Rusinë në më shumë bisedime mbi krizën e Ukrainës, mirëpo Moska zyrtare thotë se po presin përgjigje nga Perëndimi sa i përket kërkesave që kanë të bëjnë me sigurinë, përpara se të angazhohet në diskutime të mëtejshme.

Në një paraqitje për shtyp të martën në Berlin, Stoltenberg ka thënë se ka propozuar disa takime në këshillin NATO-Rusi për të adresuar shqetësimet e Moskës dhe të Perëndimit dhe “të përpiqet që të gjejë një mënyrë për të parandaluar çdo sulm ushtarak kundër Ukrainës”.

Ai nuk dha një datë të saktë se kur do të zhvillohen bisedimet, por tha se diskutimet janë sugjeruar që të fillojnë në një të ardhme të afërt.

“Detyra kryesore tani është të arrijmë përparim në rrugën politike përpara”, tha Stoltenberg në këtë konferencë shtypi pas bisedimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz. “Rreziku i një konflikti është real”, shtoi ai.

Muajin e kaluar, Moska shfaqi një listë të kërkesave që lidhen me sigurinë, që ajo pretendon se duhet të përmbushen për të qetësuar tensionet ekzistuese.

Megjithatë, shumë nga propozimet shihen si të pamundshme për t’u përmbushur nga Perëndim, veçanërisht thirrja për NATO-n që të heqë dorë nga aktiviteti ushtarak në Evropën Lindore dhe Ukrainë dhe të mos pranojë asnjëherë këtë të fundit si një anëtar të saj.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button