Lajme

NATO paralajmëron Putin: Përdorimi i forcës ndaj Ukrainës do të kushtojë shtrenjtë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Rusia ka mbledhur trupa dhe mjete të shumta ushtarake në kufirin me Ukrainën, por paralajmëroi Moskën se përdorimi i forcës do t’i kushtonte shtrenjtë.

“Është hera e dytë që Rusia mbledh trupa të shumtë në atë zonë. Gjithashtu ka dërguar aty edhe tanke, artileri të rëndë, dronë dhe sisteme elektronike luftarake. Ky grumbullim është i paprovokuar dhe i pashpjegueshëm. Rrit tensionet dhe rrezikon që të sjellë veprime të pallogaritura”, tha Stoltenberg në një konferencë për mediat. “Është e qartë që nëse Rusia përdor forcën kundër Ukrainës, do të ketë kosto, do të ketë pasoja, dhe prandaj do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë që të mos përshkallëzojë më tepër situatën”.

Stoltenberg tha gjithashtu se priste që qeveria e re e Gjermanisë të shpenzonte më tepër për forcat e armatosura dhe mirëpriti vendimin e saj për të mos ndryshuar vendimin për të mbajtur bazat e armatimeve bërthamore perëndimore në vend.

Vetë Ukraina, por edhe Shtetet e Bashkuara, kanë paralajmëruar se rreziku i pushtimit rus është i lartë dhe se Perëndimi duhet të veprojë për ta ndaluar këtë. Të premten, Ukraina mori në dorëzim dy anije amerikane të cilat do të patrullojnë në Detin e Zi dhe do të vendosen në Odesa. Dy anijet janë pjesë e një pakete ndihme për Ukrainën me vlerë 2,5 miliardë dollarë, të nisur prej vitit 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë.

Edhe pse mbështet separatistët në lindje të Ukrainës, Rusia ka paralajmëruar Perëndimin dhe NATO-n që të mos shtojë praninë e saj në vend, duke e quajtur vijë të kuqe për. Pak ditë më parë, Presidenti Vladimir Putin tha se Perëndimi nuk po i merr seriozisht paralajmërimet e Rusisë.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button