Lajme

NATO për situatën në Ukrainë: Kosova dhe Ballkani Perëndimor nuk duhet të shqetësohen

Zëdhënësja e KFOR’it, Daniela Ridgeau, ka thënë se Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të shqetësohen, sepse NATO mbetet e përkushtuar për stabilitetin e rajonit, pavarësisht situatës në Ukrainë.

Ridgeau ka thënë se Aleanca Altantike mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Aleanca Atlantike mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi ynë me Bashkimin Evropian në rajon mbetet thelbësor dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin dhe për të mbështetur reformat”, tha Ridgeau.

Ajo shtoi se KFOR-i është i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së në mbarë Kosovën, në mënyrë që të sigurojë një mjedis të sigurt.

Në orët e hershme të mëngjesit Rusia ka nisur sulmet ushtarake në Ukrainë.

Sulmet janë dënuar nga shtetet perëndimore dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Gjithashtu mund te shikoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund te shikoni
Close
Back to top button